Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Balla ka përgëzuar punën e policisë për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvajtjen e kësaj vizite të zyrtarit të lartë të SHBA.
Po ashtu mirënjohje ka shprehur edhe për qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbatimin me korrektësi të planit të masave në mbarëvjatjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit. Mirënjohje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptimin e tyre ndaj kufizimeve të trafikut dhe masave të nevojshme të sigurisë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, shprehet ministri.