MENU
klinika

U takua me Blinken

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zbardh porositë e Sekretarit amerikan të Shtetit

16.02.2024 - 10:48

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ishte pjesë e takimit që Sekretari amerikan i Shtetit zhvilloi me krerët e drejtësisë shqiptare.

Zaçaj thotë se Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Bliken zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit, z. Blinken, rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit”, thuhet ne njoftim.

Antony Blinken u takua dje me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise, Artur Metani.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit