MENU
klinika

Ekstradimet e kriminelëve

Ministri i Drejtësisë: Jo çdo arrestim finalizohet pozitivisht!

16.02.2024 - 13:01

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se jo çdo arrestim jashtë vendit finalizohet me ekstradimin në Shqipëri, pasi çdo rast procedura dhe do kohën e vet.

Për gazetarët, Manja theksoi se personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse.

Ministri u shpreh gjithashtu se finalizimi procesit deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK.

“Dua të bëj të qartë sepse çdo arrestim i eksponentëve të krimit jashtë territorit të Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptar është domen i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë dhe i prokurorisë

Jo cdo arrestim i tyre me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht sepse kanë një procedurë të caktuar esktradimi

Ky është thelbi i ministrisë së drejtësisë dhe i prokurorisë së posaçme është procedura e ekstradimit.

Ju e dini që ne jemi palë në konventën evropianë të ekstradimit por me një pjesë të shteteve kemi edhe marrëveshje

Finalizimi i këtij procesi deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK.

Kemi filluar procedurat me qëllim ekstradim dhe duhet kohën e vetë sepse personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse.

Ka një kategori personash që janë arrestuar dhe nuk kanë mbërrutur në Shqipëri sepse ka një procedurë”, tha ministri i Drejtësisë”, tha ministri i Drejtesise Ulsi Manja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit