Gazment Bardhi pas përfundimit të tryezës për krijimin e Federatës Opozitare u pyet nga gazetarët për qëndrimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili nuk pati asnjë takim me përfaqësues të opozitës.
Sipas Bardhi kjo është çështje e axhendës, të ndërtuar mbi mesazhet që do të përcillte sekretari.
Me rëndësi – u shpreh – Gazment Bardhi është se aleanca mes opozitës dhe partnerit strategjik SHBA mbetet e paprekur.
“Sic unë besoj nuk është çështje kohe, por çështje e mesazheve që ka dashur të japë sekretari. Në varësi të mesazheve dhe tematikave të diskutimit është ndërtuar axhenda
Nuk shikoj asnjë shqetësim në këtë drejtim. E rëndësishme për opozitën është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA dhe me partnerët e tjerë strategjik”, tha Gazment Bardhi.