Gruaja e ish-liderit të opozitës ruse, Alexey Navalnyt, Yulia Navalnaya, e ka marrë lajmin nga burime shtetërore ndërkohë që ndodhet në Mynih për Konferencën e Sigurisë.
“Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, ka thënë ajo.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj erdhi vetëm nga burime shtetërore.
“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij”, thotë ajo.
Më pas ajo shton se nëse lajmi për vdekjen e burrit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për të dhe për gjithçka që po i bëjnë Rusisë.
“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus”, tha Navalnaya.