Numri i të infektuarve me fruth po vjen në rritje në vendin tonë.
Instituti i Shëndetit Publik përgjatë dy ditëve të fundit ka identifikuar edhe katër raste të reja të fruthit.
Numri total i fëmijëve të infektuar me fruth që prej 9 janarit ka arritur në 26.
Ekspertët bëjnë me dije se rreth 80% e fëmijëve të infektuar janë të pavaksinuar, pjesa tjetër janë me një ose dy doza vaksine.
Fëmijët e infektuar janë trajtuar kryesisht në kushte spitalore dhe vetëm një pjesë e vogël kanë qëndruar në kushte shtëpie.
Aktualisht nuk ka asnjë fëmijë të hospitalizuar.
Përhapja e fruthit erdhi pas rënies së mbulesës vaksinale, e cila në rang kombëtar ka zbritur në nivelin e 85.7% me dozën e parë dhe 92.8% me dozën e dytë.
Tirana ka numrin më të lartë të infektimeve deri më tani, 13 fëmijë.