Një 20-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndaj 20-vjeçarit ishte caktuar masa arrest me burg pasi në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.
Po gjatë hetimeve për kapjen e të riut, polica ka zbardhur edhe dy raste të tjerash vjedhjes nga 20-vjeçari. të vjedhjes së sendeve të ndryshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë.
Siç shihni edhe në këto pamje, dallohet momenti kur 20-vjeçari A. K., gjatë natës thyen derën e një lokali në fshatin Kotë, pasi vjedh brenda tij paratë, më pas largohet ndërsa në kokë mban një kapuç. Rasti tjetër k atë bëjë vjedhjen e një banese po n ë fshatin Kotë të Vlorës.
Me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.