MENU
klinika

Nuk dinë të ndalen

Qeveria i paralajmëron për mos bllokim të rrugëve, mijëra fermerë mobilizohen për tubimin e radhës

18.02.2024 - 11:01

Të vendosur për të vazhduar mobilizimin e tyre janë fermerët që po përgatiten të zbresin të martën në Athinë për të marrë pjesë në protestë, pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë se pengimi i kalimit të qytetarëve nuk do të tolerohet.

Fermerët pritet të vijnë nga e gjithë Greqia me traktorë, me qëllim që t’i bëjnë të qarta qëllimet e tyre qeverisë. Mbledhja e parë e traktorëve pritet të bëhet të hënën në Kalanë e Boiotias pasi aty pritet të mbërrijnë 60 traktorë nga Thesalia. Makineritë bujqësore pritet të lëvizin edhe nga Epiri, Greqia Perëndimore dhe Kreta. Organizatorët vlerësojnë se rreth 5,000 fermerë dhe mbarështues që pritet të udhëtojnë në Athinë me autobus.

Fermerët që nuk do të zbresin të martën në Athinë, pritet të vazhdojnë të njëjtën ditë me bllokimin e rrugëve, porteve dhe doganave. Përshkallëzimi i mëtejshëm i mobilizimeve pritet të diskutohet menjëherë pas tubimit.

Në një intervistë për ERT ditën e djeshme, Pavlos Marinakis theksoi megjithatë se qeveria nuk pret që situata të përshkallëzohet. “Çdo qytetar, çdo grup profesional ka të drejtë të reagojë në mënyrë të organizuar, ose individualisht, të demonstrojë ashtu siç e parashikon ligji. Duke qenë se është detyrë e qeverisë që të respektojë këtë të drejtë, në përputhje me rrethanat është detyrë e qeverisë të zbatojë ligjin e parashikuar, në mënyrë që të mos pengohet kalimi i qytetarëve. Nuk besoj se do të arrijmë në këtë pikë”, theksoi përfaqësuesi i qeverisë.

Ne do t’i lënë qytetarët të ushtrojnë të drejtat e tyre, megjithatë, pa shkelur ligjin dhe pa penguar pjesën tjetër të shoqërisë”, vuri në dukje ai.