MENU
klinika

Çfarë ndodhi mes çiftit?

Lidhja e Sarës dhe Bardhit drejt fundit?

18.02.2024 - 13:16

Duket se marrëdhënia e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP mes Sara Gjordenit dhe Bardhi Idrizit është drejt fundit. Pas spektaklit të së shtunës ata kanë debatuar ashpër me njëri – tjetrin.

Teksa qëndronin të shtrirë të dy në krevat, Bardhi i ka thënë Sarës se ajo duhet t’i kërkojë falje. Por kjo duket se ka shkaktuar reagimin e modeles, e cila i është drejtuar duke i thënë se “përfundimisht duhet të ndahen”.

Këngëtari është shprehur gjatë debatit me Sarën se “kam thyer shumë principe për ty”, dhe se ajo “nuk ke bërë asnjë sakrificë”.

Kjo e ka lënduar së tepërmi Sarën, e cila i ka kërkuar që të largohet nga krevati dhe të mos i flasë më.

Me këto debate ata i kanë kthyer kurrizin njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se raporti intim i krijuar mes tyre të ndërpritet këtu.

Megjithatë ngelet për tu parë sesi do të vazhdojë, pasi çifti edhe më parë janë grindur, por janë pajtuar sërish.

Debati:

Sara: Do flasësh?!

Bardhi: Unë tentova që ti të qeshesh

Sara: Nuk qesh, nuk dua të qeshmë ty. Do më thuash ca do më thojë?

Bardhi: Jo

Sara: Ok, natën

Bardhi: Jam duke menduar, me pas pak hapësirë Sara: Ti?

Bardhi: Unë dhe ti

Sara: Sa të duash! Nuk do kemi një distancë, do ketë një ndarje definitive. Sepse ne nuk shkojmë me njëri-tjetrin dhe ti refuzon të përshtatesh me mua

Bardhi: Edhe unë mendoj që ti refuzon të përshtatesh me mua.

Sara: Jo! Unë kam bërë gjithçka, kam bërë shumë sakrifica për këtë marrëdhënie

Bardhi: Ti s’ke bërë asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Kam thyer shumë principe të mia për ty

Sara: Unë nuk kam bërë asgjë?!

Bardhi: Ashtu mendoj unë, je munduar deri ti ku, por…

Sara: Më vdektë mami, jam e skandalizuar për këtë që po dëgjoj nga goja jote.

Bardhi: Nuk je munduar sa jam munduar unë. Unë kam qenë ai që ka mbajtur litarin e lidhjes, ti e ke këputur shumë herë.

Sara: Unë po prisje të thoje më fal

Bardhi: Nuk ke pse prisje, ti duhet të kërkojë falje. E di shumë mirë

Sara: Je gabim

Bardhi: Të kam thënë unë 30 herë më fal

Sara: Gabimin e ke ti jo unë. Unë të lashë vetëm me një gjë që e nise vetëm, tu bashkova rrugës, u ndjeva e pa vlerësuar dhe thashë, gjeje vetë. Kjo ishte një lojë brenda lojës. Ndërsa gabimi jot qëndrojnë në marrëdhënien tonë. E para nuk më vlerësove mendimin, e dyta u largove ndërkohë që unë po flisja. E treta dhe më skandalozja, që për kokë të lumturisë unë do të mbajë jo qëndrim, por supërqëndrim nga kjo sekondë sepse më ke zhgënjyer pa ndihmë, sepse jo vetëm nuk më kërkon ndihmë, por kërkon që të të vijë unë me ndjesë. Turp të të vijë që më bën mua lojë sedre ti, që unë kam frenuar vetën vetëm që mos të prekesh ti, se të lëshoja unë gojën ashtu sic di unë e të shihja unë sa do ishe prekur ti dhe sa ushqim do ti jepja banorëve këtu. Kështu e meriton të të flas. Më kërkon distancë ti mua? Më vdekshin të gjithë, ikë dhe mos më fole më. Nuk më ngel qejfi fare. Në sekondë të çohesh tani dhe të ikësh të krevati tjetër.

Bardh: Një duartrokitje për Sarën, shfaqje e bukur për kamerat! Të ectë loja sic do ti, suksese!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dashuri me shikim të tretë”

Elvis Myrta ironizon çiftet brenda “BBV3”