MENU
klinika

"Kam folur pa dorashka për shumëçka jam pyetur"

Rama i përgjigjet 20 Shkurtit me një intervistë

18.02.2024 - 15:47

Teksa Rithemelimi mban në 20 shkurt protestë, Kryeministri Edi Rama ftoi publikun ta lexojë në po atë datë në një intervistë të dhënë për gazetaren Anila Basha.

Rama tregoi se Basha i kishte kërkuar me këmbëngulje një intervistë për revistën e saj Newsbomb.al.

“Duke vlerësuar pasionin për të mbajtur gjallë një revistë në letër, në kohën kur gjithë media po transferohet në rrjetet virtuale, e pranova intervistën, pa e ditur në fakt se sa do të më angazhonte me njëqind pyetjet e saj. Fatmirësisht udhëtimet me intensitet të pazakonshëm të shkurtit, më ndihmuan ta mbaj fjalën duke shfrytëzuar kohën në ajër për të shkruar në fletoren e shënimeve të celularit tim”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“Mbase, kushedi, gjeni kohë të më lexoni në një format të palëvruar që prej shumë kohësh, ku jam përpjekur të përgjigjem pa dorashka për shumëçka jam pyetur, duke shfrytëzuar mundësinë që të shkruarit të jep jashtë kufizimeve thjeshtëzuese të komunikimit që të imponojnë intervistat në ekran”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se në prag të datës 20 shkurt, kur revista del në treg për lexuesit e saj, “m’u pa e udhës ta ndaj me ju këtë shënim, ndoshta edhe si ndjenjë nostalgjie për kohërat e shkuara pa celularë e rrjete sociale, të cilat në “varfërinë” e tyre të mundësive të komunikimit, e ruanin shumë më tepër rëndësinë e fjalës së shkruar, si edhe e mbronin shumë më mirë pasurinë e shqipes sonë të mrekullueshme nga barbaria e kësaj kohe të internetit, i cili siç thoshte Umberto Eco, “u jep të njëjtën të drejtë fjale një Çmimi Nobel dhe dikujt që deri dje fliste vetëm në klub pasi dehej, derisa ia mbyllnin gojën të tjerët””.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit