MENU
klinika

Duke eksploruar botën në këmbë

Çifti zviceran Bollinger “mysafirë” në Gjirokastër

18.02.2024 - 18:17

Teksa shëtisim në parkun natyror të Viroit, syri na zë një çift të huajsh që këto ditë dimri, kanë zgjedhur të pushojnë në Gjirokastër. Afrohemi për ti përshëndetur dhe i gjejmë duke ngritur tendën , për të kaluar natën. Teksa i pyesim se si quhen dhe nga vijnë ata na tregojnë rreth kësaj eksperience 3 vjeçare që kanë ndërmarr për të njohur botë . Miriami, është mësuese e historisë në profesion dhe thotë se me vendin tonë u njoh krejt rastësisht, ndërkohë që kur e pyesim çfarë specifike ka Shqipëria, ajo veçon kulturë , traditën, historinë dhe kulinarin e pasur , që shumë pak vende të botës që ajo ka vizituar e kanë.

“Nga gjithë ato vende që kemi vizituar Shqipëria veçon shumë sidomos nga njerëzit që janë bujar, të ngrohtë, traditë dhe kulturë ndryshe që dallon. Për Shqipërinë kemi dëgjuar shumë pak dhe ma kanë sugjeruar disa miq shqiptar që jetojnë në Zvicër”, tha Miriami

E ndërsa Miriami vlerëson historinë e Shqipërisë , për vet profesion që ka , Patriku duket se adhuron natyrën dhe arkitekturën që I fali vendi ynë dhe veçanërisht Gjirokastra , kjo nisur edhe syri i një arkitekti siç është Patriku.

“Unë jam arkitekt dhe më kanë mahnitur godinat e vjetra që ka Gjirokastra, që mbartin histori dhe kulturë duke dalluar nga vendet e tjera, që kemi kaluar dhe qëndruar”, tha Patriku.

Çifti zviceran Patrik dhe Miriam Bollinger do qëndrojë në vendin tonë për një javë dhe ndalesa e radhës për t’a janë Përmeti dhe Tirana.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë