MENU
klinika

Hakil Osmani tregon kur do rikthehen reshjet e shiut

Sot mot pranveror në Shqipëri, por gjatë javës bën kthesë!

19.02.2024 - 10:39

Dita e sotme do ketë një mot të qëndrueshëm, moti do jetë i kthjellët deri në orët e pasdites, ndërsa më pas pritet të ketë vranësira, të cilat sipas parashikimit të Hakil Osmanit , pritet të shtohen ditën e martë.

Sipas Osmanit pritet gjithashtu që në mes javë të kemi reshje të vogla, shiu të cilat do të jenë kalimtare, pasi sipas tij java do karakterizohet nga moti i kthjellët. Gjithashtu sipas Hakil Osmanit, pritet që nga e premtja deh gjatë fundjavës të kemi një rikthim të reshjeve të shiut.

Dita e sotme do jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, do kemi intervale me mot të kthjellët deri pasdite, më pas pritet të kemi vranësira, të cilat do jenë më të shpeshta ditën e martë. Gjithashtu të martën mund të kemi reshje shumë të pakta shiu.  Kjo është e përkohshme, pasi nga mbrëmja e të martës e në vijim do kemi në pjesën më të madhe të territorit shqiptar mot të qëndrueshëm deri të premten.

Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës ka sinjale të kemi sërish reshje në Shqipëro. Sa i takon temperaturave të ajrit, ditën e sotme maksimumi pritet të jetë 18 gradë celsius. Rritja e temperaturave të ajrit do të vijojë përgjatë ditës së martë.  Në pjesën tjetër të javës do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit”,-tha Hakil Osmani.