MENU
klinika

Tubimi i opozitës

Bulevardi mbushet me kamera, masat që po merren për protestën e nesërme

19.02.2024 - 11:32

Opozita do të protestojë pasditen e nesërme, një tubim që e ka njoftuar prej rreth një jave.

Ndërkohë kanë nisur të merren të gjitha masat e sigurisë për mbarëvajtjen e saj.

Që prej ditës së sotme bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur me kamera të cilësisë së lartë.

Mësohet se kamerat janë vendosur në çdo kënd të Bulevardit në sheshin para godinës qeveritare, për të monitoruar dhe fiksuar më qartë çdo lëvizje të mundshme nesër në shesh nga protestuesit.

Gjithashtu të pranishme do të jenë forca të shumta policie.

Partia Demokratike, mbi të gjitha, e ka vënë theksin tek pjesëmarrja në këtë protestë.

Deputetët prej një jave kanë zbritur në terren duke zhvilluar takime me bazën dhe duke i bërë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë.

Ndërkohë detajet lidhur me skenarin e protestës nuk janë bërë të ditura.