MENU
klinika

"Krenaria ime prej shqiptari kokëfortë i ka bërë mirë Shqipërisë"

Rama paralajmëron largimin: Nuk do të marr asnjë post pasi lë detyrën si kryeministër

19.02.2024 - 13:41

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për revistën Newsbomb, ka folur për angazhimin e tij ndërkombëtar, për rolin e Shqipërisë dhe emrin e saj në këtë dekadë që vetë ai ka qenë në postin e kryeministrit.

“Çfarë kam bërë në arenën ndërkombëtare ma ka frymëzuar krenaria ime prej shqiptari kokëfortë dhe jam i lumtur që i ka bërë mirë Shqipërisë, e cila nga një karikaturë mediatike ndërkombëtare, po kthehet në një brand të ri ndërkombëtar”, thotë Rama në intervistë.

Kryeministri ka folur për reformat, ekonominë, kullat e larta që i sheh si një vizion transformues, por ka prekur edhe diplomacinë, marrëdhëniet e ngecura me Greqinë, apo “marrëdhënien pa maska” siç e konsideron ai atë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kryeministri Rama ka treguar qartë se nuk do të pranojë asnjë detyrë tjetër shtetërore pas përfundimit të detyrës së kryeministrit.

Rama ka hedhur poshtë çdo insinuatë folur në tavolinat e thashethemeve politike e mediatike për ndonjë dëshirë të tij për të qenë President i vendit apo përfaqësues e zyrtar në institucione të rëndësishme ndërkombëtare.