19.02.2024 - 13:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sërish lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit.
Sipas Osmanit, problemet me ndërkombëtarët për këtë çështje kanë nisur për mënyrën se si u komunikua vendimi.
Presidentja thotë se ka ende hapësira mes qeverisë dhe ndërkombëtarëve që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë zgjidhje.
“Gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje. Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja Osmani.