MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shkaqet e hernies inguinale?

20.02.2024 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Jam një zotëri 50-vjeçar. Babai im është operuar nga hernia inguinale. Këto kohë edhe unë kam ndjerë sa shqetësime në fund të barkut. Më kanë thënë që mund të jetë hernie inguinale. Ju lutem, a mund ta di se çfarë e sjell këtë sëmundje? Pse krijohet hernia inguinale?

Mjeku: 90% e hernieve të murit të barkut janë hernie inguinale. Ato shihen më shpesh tek meshkujt. Disa hernie inguinale krijohen për shkak të mosmbylljes së kanalit inguinal që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal në një periudhë më të vonë të jetës (hernie inguinale indirekte).

Një lloj tjetër i hernieve krijohet për shkak të dëmtimit (çarjes) të muskulit të barkut: herniet direkte. Herniet e kërthizës janë herniet që dalin nga gropëza e kërthizës. Edhe gropëza e kërthizës ashtu sikurse kanali inguinal është një pikë e dobët e murit të barkut që nga lindja; më shpesh shihet tek femrat. Herniet përreth kërthizës shihen rrallë dhe duhet të menaxhohen si herniet e kërthizës.

Herniet incizionale shfaqen në zonën e incizionit (prerjes) nga operacioni i menjëhershëm.

Terapia e të gjitha hernieve të murit të barkut është kirurgjikale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.