MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Fëmijët e lindur në mënyrë natyrale kanë një imunitet më të fortë?

20.02.2024 - 08:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Fëmijët e lindur në mënyrë natyrale kanë një imunitet më të fortë?

Mjeku:Një fëmijë që ka lindur në rrugë natyrale ka një sistem më të fortë sesa ata që kanë ardhur në jetë me cezarian. Ajo që është kryesore është rëndësia e një mijë ditëve të para të jetës, deri kur fëmija është dy vjec. Duhet kujdes që kur është në formën e fetusit.Ka rëndësi shumë menaxhimi i stilit të jetës së nënës, aq më shumë do të kemi një fëmijë të shëndetshëm. Në dy vitet e para të jetës ku regjimi dhe ushqyerja me gji, dhe të gjitha stili i jetës familjar bën që një mijë ditët të jenë shumë të rëndësishme për fëmijën. Pastaj e vazhdon marrjen e këtij sistemi nga qumështi i gjirit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.