MENU
klinika

"Partitë që mbyllen, shuhen! PD-ja e tkurrur në dritare"

Përplasje me Ramën? Veliaj: Mesazhi i Asamblesë së PS ishte hapja!

19.02.2024 - 19:11

‘Nëse ka një mesazh që erdhi nga Asambleja, ishte mesazhi i hapjes’, kështu nënvizon për “Studio Live” në Report Tv kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa ka folur për atë çfarë u diskutua në Asamblenë Kombëtare të PS.

Arbër Hitaj: Kalojmë te situata në PS. Pati një Asamble Kombëtare, shumë lajme qarkulluan në media, çfarë u diskutua konkretisht?

Erion Veliaj: Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prap është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk meson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Ndoshta nuk mëson nga gjërat e mira të kundërshtarëve kur nuk bëjnë asgjë të mirë, por mund të mësosh nga gabimet dhe unë besoj se të mësosh nga gabimet do të thotë të mos bësh gjëra të ngjashme, të mos e izolosh partinë, të mos thuash ne jemi këtu dhe nuk ka të tjerë. Patjetër që ka të tjerë. Çdo vit, 20 mijë të rinj mbushin moshën 18 vjeç.

Çdo vit, po aq mbarojnë universitetet. Çdo vit shtohen profesionistët. Çdo vit ka njerëz që patjetër largohen dhe unë jam larguar disa herë nga Shqipëria. Por ka edhe plot njerëz që vijnë. Dhe ne jemi shembulli i njerëzve që shkojnë dhe vijnë sepse e tillë është jeta. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive. Ne sot fillojmë një tur. Pas kësaj interviste fillojmë një tur në 40 degët e partisë. Është Tirana që ka 27 Njësi Administrative, kemi 3 në Kamëz dhe 10 të tjera që janë në Kavajë, Vorë, Rrogozhinë.

Janë 40 degë që do të shkojnë në proces hapje. Ideja është që brenda pranverës ne të jemi gati dhe pastaj kemi 1 vit, që të mos i lëmë gjërat në moment të fundit, kemi 1 vit që të komunikojmë mesazhin e fushatës, mesazhin e Edi Ramës Kryeministër dhe të mandatit tjetër të PS, ku kemi qenë, ku kemi mbërritur dhe sa lart duhet ngritur steka e të ardhmes.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spartak Ngjela: PD nuk ia del dot me Veliajn

“Berisha-Meta e kanë me rrezikun që u vjen nga Uashingtoni”

Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit