Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nga data 20 shkrurt deri më 29 do të kryhen punimet për asfaltimin e hyrjeve dhe daljeve në urën e Ferrasit dhe të Vjosës, pjesë e rrugës Levan-Vlorë.
Punimet do të kryhen me devijime të pjesshme të trafikut, njëherë në njërën korsi pastaj në tjetrën, duke sjellë ngushtim të rrugës, por pa bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Po ashtu në njoftim thuhet se menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
Njoftimi i plotë:
??Në vijim të punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes Rrugore, duke filluar nga data 20.02.2024 deri në 29.02.2024, do të kryhen punimet për asfaltimin e hyrjeve dhe daljeve në urën e Ferrasit dhe të Vjosës, pjesë e rrugës Levan-Vlorë?????
Punimet do të kryhen me devijime të pjesshme të trafikut, njëherë në njërën korsi pastaj në tjetrën, duke sjellë ngushtim të rrugës, por pa bllokuar qarkullimin e mjeteve.
????Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.
????Kompania e mirëmbajtjes në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
????Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.