MENU
klinika

Deklaratat e ministrit të Jashtëm serb

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Daçiç: E papranueshme!

20.02.2024 - 11:04

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, gjatë një takimi me shefin e ri të zyrës së Këshillit të Europës në Beograd, theksoi se është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Ai theksoi edhe njëherë qëndrimin kundër të Serbisë dhe e cilësoi si të papranueshme këtë kërkesë.

“Qëndrimi ynë është se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është e papranueshme. Shpreh mirënjohje për vendet që kuptojnë qëndrimin e Serbisë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme serbe.

Ai u shpreh gjithashtu se Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave të kësaj organizate.