MENU
klinika

"Divorci i gjumit"

Pse disa çifte flenë të ndarë për të përmirësuar marrëdhënien?

20.02.2024 - 11:14

Fjetja së bashku: nëse për disa çifte është një ëndërr, për të tjerët është një makth i vërtetë. Ka nga ata që gërhasin, ata që lëvizin vazhdimisht, ata që kanë gjithmonë ftohtë dhe ata që vuajnë nga vapa.

Rezultati? Zero pushim, qese poshtë syve dhe humori përtokë.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Divorci i Gjumit (që në thelb është vendimi konsensual për të fjetur në shtretër ose dhoma të veçanta) – është bërë i përhapur mes çifteve. Ka edhe VIP-a që e praktikojnë gjithmonë ose ndonjëherë dhe që nuk kanë frikë ta thonë publikisht.

Kevin Jonas, për shembull, ka treguar se gërhet në mënyrë të padurueshme.

“Nëse partneri juaj fle keq, hidhet dhe kthehet në shtrat ose gërhet, gjumi juaj mund të ndikohet. Nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje, për të mirën e çiftit është më mirë të flini veçmas”, shpjegoi psikologia Theresa Schnorbach për “Emma – The Sleep Company”.

Sipas saj, në disa raste, Divorci i Gjumit është pikërisht ajo që nevojitet për të përmirësuar marrëdhënien. Sepse nëse është e vërtetë që dikush ka thënë dikur “nuk ka rregulla në dashuri”, ndoshta në realitet është një: gjumë i lumtur, çift i lumtur. Pra… të flini bashkë po, por vetëm nëse ju bën mirë!

Më poshtë ju tregojmë disa nga VIP-at që e kanë gjetur këtë zgjidhje./ Living

David dhe Victoria Beckham

"Divorci i gjumit", pse disa çifte flenë të

Gwyneth Paltrow and Brad Falchuk

"Divorci i gjumit", pse disa çifte flenë të

Kevin dhe Danielle Jonas

"Divorci i gjumit", pse disa çifte flenë të

Cameron Diaz dhe Benji Madden

"Divorci i gjumit", pse disa çifte flenë të