Del sot para gjykatës së Kretës 39-vjeçari shqiptar që qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen rumune 4 ditë më parë.
Gentian Mino u paraqit në Prokurori pasi akuzohej për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe qarkullim me armë. 39-vjeçari kërkoi të shtunën afat deri ditën e sotme për procesin e shfajësimit para hetuesisë.
Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në zonën e Kretës Kaminia, ku 39-vjeçari vrau të renë mëngjesin e së premtes së kaluar.
Sipas mediave lokale, autori duket se ka qenë i dehur para se të kthehej në shtëpi. Më pas pasoi një zënkë me partneren e tij, ku sipas fqinjëve të cilët raportuan se javët e fundit çifti debatonte shpesh me zë të lartë.
Sipas mediave greke, mësohet se në deklaratën e tij ai nuk ka dhënë asnjë arsye për vrasjen teksa është shprehur: “E bëra për qejf”.