MENU
klinika

Hetimi lidhur me koncesionin e sterilizimeve

Gati përfundimi i hetimeve për Ilir Beqajn, SPAK merr në pyetje personat e fundit

20.02.2024 - 12:26

Duket se hetimit lidhur me koncesionin e sterilizimeve po i vjen fundi.

Mësohet se SPAK po përgatit mbylljen e hetimeve në lidhje me këtë koncesion.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje duke thënë se po merren në pyetje personat e fundit.

Gjasat janë që ish-ministri i shëndetësisë të dërgohet veçmas për gjykim.

Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin për akuzën shpërdorim detyre.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish – zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.