MENU
klinika

“Bombardohet” nga kritikat

Balerina në gjendje të rëndë, Iggy vazhdon performancën

28.12.2018 - 12:55

Një prej balerinave që e shoqërojnë në koncerte Iggy Azalean, ka përfunduar e shtrirë në skenë për një problem shëndetësor, duke i shqetësuar të gjithë të pranishmit.

Ngjarja e frikshme ndodhi në Brazil, ndërsa këngëtarja po perfomonte këngën hit “Black Widow”.

Por pavarësisht kësaj, këngëtarja australiane ka vazhduar të këndojë. Kjo ka bërë që të “bombardohen” llogaritë e rrjeteve sociale të bukuroshes duke e kritikuar për veprim e mbrëmjes së kaluar.

Në fakt, pasi u kthye dhe e shikoi për një moment vajzën, Iggy u rikthye në drejtim të turmës dhe kërkoi që “dikush të sjell një mjek”, por më pas vazhdoi për rreth 30 sekonda interpretimin.

Më vonë në rrjetet sociale, Iggy shkroi se kërcimtarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjithçka kishte kaluar tashmë për të.