MENU
klinika

"Zonja e Parë e Opozitës ruse"

A do ta zërë Yulia Navalny vendin e burrit të saj?

21.02.2024 - 09:00

Yulia Navalny dikur tha se ajo e mbështet burrin e saj Alexei Navalny, jo sepse ajo është gruaja e tij, por sepse ajo është “mbështetja e tij” dhe “personi që e di më mirë se çfarë i kanë kushtuar gjithë këto vite”. Gazeta gjermane “Bild” pyet nëse jeta e saj tani është në rrezik. Disa orë pasi mësoi se burri i saj Alexei Navalny kishte vdekur , e veja tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih: “Putini duhet të përgjigjet personalisht për të gjitha krimet që ka kryer në vendet tona. Së shpejti do të vijë dita, i drejtoj fjalët e mia të gjithë njerëzve të botës: Ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë kundër këtyre njerëzve”. A duhet tani Putini të dridhet para saj? A do të jetë Yulia Navalna zëri i opozitës ruse? Dhe nëse ajo dëshiron, a do të jetë ajo objektivi i Putinit?

Alexei Navalny's wife Yulia to meet EU ministers in Brussels today | World News - Hindustan Times
Rrezik për Putinin

Dita kur Yulia Navalnya u bë e famshme ndërkombëtare ishte 21 gusht 2020. Një ditë më parë, burri i saj ishte viktimë e helmimit. Ajo qëndroi para një spitali në qytetin siberian të Omsk me syze dielli dhe kërkoi që burri i saj, i cili po luftonte për jetën, të lejohej të shkonte jashtë vendit për trajtim. Performanca e saj emocionoi Perëndimin. Ajo bëri gjithçka për ta nxjerrë burrin e saj nga spitali në Omsk, Siberi. Yulia Navalny mbajti kontakte me gazetarët, organizoi mjekët gjermanë dhe një fluturim shpëtimi për në Berlin. Për ta arritur këtë, ajo i shkroi një letër Vladimir Putinit, armikut të tij më të madh. Yulia Navalny konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në Rusi. Kanali besnik i Kremlinit Zargrad.tv, i cili është në pronësi të oligarkut Konstantin Malofeyev, iu drejtua asaj në një njoftim dhjetë minutash menjëherë pas arrestimit të Navalny në 2021 dhe e kërcënoi: Nëse ajo shkon në politikë dhe kthehet në një “Tikhanovska ruse”, (Svetlana Tikhanovska, udhëheqëse e opozitës në Bjellorusi) do të publikohen informacione për aferat e supozuara të saj dhe burrit të saj.

Yulia Navalnaya: the reluctant politician continuing her late husband's work | Russia | The Guardian
Hakmarrje për burrin e saj

Fakt është se edhe gratë që kritikojnë hapur regjimin e Putinit jetojnë një jetë të rrezikshme në Rusi. Ja çfarë tregon rasti i Anna Politkovska: Gazetarja, e cila raportoi për shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni, u vra para banesës së saj në Moskë më 7 tetor 2006, në ditëlindjen e Putinit. Familja Navalny u largua nga Rusia në vitin 2021. Dihet pak për vendbanimin e tyre. Gruaja e Alexeit shfaqej shpesh në Gjermani. Në një intervistë për “Spiegel” ajo një herë e pyetur nëse donte të merrej me politikë tha: “Duhet të duash të jesh politikane”. Unë dua diçka ndryshe. Unë dua që njerëzit të kujtojnë se Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, është në burg”. Megjithatë, ajo tani tha se dëshiron të vazhdojë punën e burrit të saj dhe se dëshiron të ndërtojë një Rusi të lirë, se do të punojë për të mirën e qytetarëve të Rusisë për të luftuar Kremlinin dhe për të krijuar një “Rusi të re”. Ndërkohë, ajo po takohet me zyrtarë të lartë të BE, ndërsa SHBA vazhdon të shqyrtojë masat kundër Rusisë për vdekjen e Navalny. Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Josep Borell tha se Yulia Navalny do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Vendet anëtare “me siguri” do të propozojnë sanksione kundër Rusisë, tha ai.

Alexei Navalny's wife Yulia vows 'evil' Putin must pay after husband's death & calls on world to unite against Vlad | The Sun
“Zonja e Parë” e opozitës

Për vite me radhë, Yulia një ekonomiste dhe e ashtuquajtura ‘Zonja e Parë’ e opozitës ruse, i qëndroi afër bashkëshortit të saj në përpjekjet e tij për të ekspozuar korrupsionin e Kremlinit, duke u shfaqur në emër të tij në paraqitje të panumërta publike dhe duke iu bërë thirrje mbështetësve të mos dorëzoheshin kurrë edhe kur Navalny ishte në burg. Historia e tyre shumë publike e dashurisë dhe jeta familjare është parë si një frymëzim për mbështetësit e tyre. Yulia lindi në Moskë në vitin 1976, vajza e shkencëtarit Boris Ambrosimov. E diplomuar në ekonomi, ajo kishte një karrierë në bankë, por hoqi dorë nga puna për të rritur dy fëmijët e tyre kur Alexei u bë i njohur si një politikan opozitar. Ata ishin takuar me pushime në Turqi në vitin 1998 dhe u martuan dy vjet më vonë. Yulia më pas lindi dy fëmijët e tyre, Dasha-n dhe Zakhar-in, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2008.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe