20.02.2024 - 18:44
Është shënuar orari zyrtar i nisjes së protestës kombëtare të opozitës, e paralajmëruar disa ditë më parë, duke nisur marshimin.
Përpara Kryeministrisë janë mbledhur qindra qytetarë dhe zyrtarë e përfaqësues të opozitës. Siç kanë deklaruar edhe më herët zyrtarë të opozitës, kjo protestë parashikohet të jetë paqësore.
Kujtojmë se kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në Turqi, në një vizitë zyrtare.