MENU
klinika

"PD e neglizhoi 20 Shkurtin"

Alizoti: Është një protestë e madhe e shqiptarëve

20.02.2024 - 18:56

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në një prononcin për News 24 në nisje të protestës së opozitës, tha se ka një pjesëmarrje të madhe dhe se sot është një protestë e shqiptarëve.

“Ka shumë emocion, shumë eufori, sepse u bë një kohë e gjatë, e një qeverie që nuk prodhon më politikë, të një popullsie që gati gjysma është arratisur nëpër botë për t’u ushqyer. Është detyrë kombëtare që njerëzit të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk është vetëm një protestë e Partisë Demokratike, por protestë e shqiptarëve. PD ka detyrë që zemërimin popullor ta kthejë në kauzë politike.

Mendoj se është një ditë e mirë. Duhet të ketë sa më shumë protesta që demokracia në Shqipëri të ekzistojë, pluralizmi të mbijetojë në këto kohëra të vështira dhe është jashtë mase e rëndësishme dhe fatmirësisht njerëzit janë përgjigjur. Ka një pjesëmarrje të madhe”, tha ai.

Cila është simbolika e 20 shkurtit? Alizoti dha këtë koment: “Ky ishte neglizhimi i PD. 20 shkurti duhet të ishte ditë pushimi. Ishte rënia e një njeriu që skllavëroi popullin shqiptar për gjysmë shekulli. PD e harroi dhe historia e ndoqi nga pas, ia rikujtoi PD dhe shqiptarëve që simbolika e një diktatori zëvendësohet me një simbolikë tjetër. Shqipëria ka nevojë për njerëz modan dhe nuk ka nevojë për njerëz që jetojnë me dekada. Sot përmbuset miti i diktaturës shqiptare.