MENU
klinika

"Do doja të vinim bast që të viheshit në sedër, por…"

Konferenca për mediat pas nënshtrimit të marrëveshjeve, Rama batuta me Presidentin turk

20.02.2024 - 19:57

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve.

“E mbaj mend që u kam thënë bast nuk vë dot, por ju keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë ‘u tha, u bë’ dhe ai spitali ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 mln supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’ju falënderoj edhe publikisht për mikpritjen dhe dua të them se sa herë që flitet për marrëdhënien me Turqinë në këtë nivel, Shqiptarët, Shqipëria, Kosova nuk harrojnë dot tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë sot e nesër. E para falë jush Kosova u njoh se dyti për tërmetin që goditi vendin tonë… dhe e treta kur Shqipëria u ndjen si peshku pa ujë kur bota u godit nga pandemia.

Mezi pres të finalizohet projekti për të sjellë universitetin teknik të Stambollit në Tiranë.

Jam i sigurt që ministri juaj i turizmit do të nisë investimet në vendin tonë, sepse Turqia ka krijuar një nivel ekselence dhe për ne investimet turke janë të mirëseardhura. Kemi arritur në shifrën e 3.7 mld eurove, por potencialet janë për shumë më tepër.

Volumin tregtar duam ta ngremë mbi 1 miliard euro, edhe këtu do ishte mirë t’ju propozoja një bast që ju të viheshit në sedër, por bastet në Turqi vazhdojnë të jenë të ndaluara. Faleminderit për lejet e drejtimit që i miratuat për shqiptarët.

Na i miratuar pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën. Nder të dëgjoja opinionin e presidentit për rajonin dhe në zonat e konfliktit që kanë trazuar botën. E kam gjetur të interesuar për ecurinë e rajonit tonë, dialogut me Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirën e tij që progresi dhe paqja në rajon të jenë çdo ditë më të forta”, tha Rama ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN