Seriali korean i zhanrit thriller “A Killer Paradox”, po fikson me shpejtësi të gjithë përdoruedit e Netflix.
Njerëzit po fiksohen aq shumë sa po i shohin të gjitha seritë brenda një dite.
“A Killer Paradox”, flet për një student të ri, Lee Tang (Choi Woo-shik), i cili jeton me prindërit e tij, punon në një dyqan dhe ëndërron të shkojë në Kanada.
Pas një sulmi në mbrëmje nga një klient, Tang e vret atë në vetëmbrojtje, por ndjenja e fajit fillon ta hajë atë nga brenda, derisa zbulon se ka vrarë një vrasës serial të kërkuar.
Së shpejti Tang zbulon se ka një talent të fshehur që e ndihmon të dallojë njerëzit e këqij, për këtë arsye vazhdon të vrasë kriminelë.
Por, me vrasjet e tij, ai tërheq vëmendjen e detektivit Jang Nam-Gam (Son Suk-Ku) dhe ish-detektivit Song Chon (Lee Hee-Jun), të cilët besojnë se ai është fajtor dhe vendosin ta kapin.
Seriali thriller ka mahnitur shikuesit, duke u bazuar në reagimet e tyre në rrjetet sociale.
“Ky është një serial kaq i mirë, e përfundova mbrëmë”, “E pashë gjatë një nate”, “Shumë mirë”, janë disa nga komentet në grupin e Facebook-ut, Netflix Bangers.