MENU
klinika

‘Sot është ditë e keqe për sundimtarin’

Salinaji: Forcës sonë nuk i bën ballë asnjë regjim

20.02.2024 - 20:50

Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se sot më 20 shkurt, është një ditë e keqe për sundimtarin. Ai tha se forcës së qytetarëve nuk i bën dot ballë asnjë regjim. Ervin Salianji theksoi se bashkë me qytetarët, PD do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Edi Rama ka në burg shokët e tij, një qeveri e tillë nuk mund të jetë e besueshme. Erdhëm në ditën kur bosi i Rilindjes korrupton një agjent të FBI-së, e as nuk zvaerdhet e as nuk skuqet. Sot është ditë e keqe për sundimtarin. Forcës sonë nuk i bën dot ballë asnjë regjim. Ne sot i kemi dhënë Shqipërisë shpresë. Falë jush, regjimi sot është më i kalbur. Ne besojmë se bashkë me ju do të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju ftoj dhe njëherë, të shikojmë sesi gjithë Shqipëria buçet në këtë shesh “Rama ik”. Ndizni të gjithë dritat e celularëve. Sot jemi në buzë të greminës dhe ne nuk do ta lejojmë vendin të gremiset”, tha Salianji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sot po luftoj për një nga fëmijët e mi”

Berisha i ‘bashkohet’ protestës me video-konferencë, mesazh Ramës


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit