20.02.2024 - 21:02
Është mbyllur protesta kombëtare e opozitës, e cila nisi në orën 17:30, dhe u mbajt para Kryeministrisë.
Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference.
Janë larguar Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, dhe deputetë të tjerë, janë larguar nga Kryeministria për t’u drejtuar në selinë e Rithemelimit.
Protestuesit janë duke u shpërndarë, ndërsa sipas informacioneve nga policia, deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar për incidente gjatë tubimit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Sot po luftoj për një nga fëmijët e mi”