Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar për marrëveshjet e firmosura sot në Turqi.
Hasani shkruan në platformën “X” se Turqia dhe Shqipëria janë të vendosura të thellojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë.
“Në takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi në Ankara, ne vlerësuam progresin e shkëlqyer të partneritetit tonë strategjik dhe identifikuam fushat dhe sektorët prioritarë për një bashkëpunim të mëtejshëm akoma edhe më të fortë nën rrethanat gjeopolitike në rajon, në Evropë dhe më gjerë.
Si partnerë strategjikë, ne jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e vërtetë mes Shqipërisë dhe Turqisë”, shkruan Hasani.
Marrëveshje dhe Memorandume të firmosura sot në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.