21.02.2024 - 12:15
Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sërish anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Takimi do të zhvillohet online, ndërsa në fokus do të jenë çështje organizative të partisë.
Ndërkohë, Report Tv mëson se krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se fjala hapëse e kryesocialisti do të jetë e hapur për mediat.
“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.