MENU
klinika

Rikthehen fluturimet e avionëve ushtarake

Baza e NATO-s në Kuçovë: Hapet në 4 Mars

21.02.2024 - 21:28

Baza ajrore e Kuçovës, tashmë e transformuar është gati për t’u hapur. Nga muaji mars ajo do të shërbejë si baza taktike e NATO-s në Shqipëri.

Punimet që nisën në janar të vitit 2022 janë drejt përfundimit. Ivestimi që kap vlerën rreth 50 milion euro përfshin rindërtimin e depove të armatimit, të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

“Baza Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare për të mbrojtur hapësirën ajrore. Prej vitit 2005 kjo bazë ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të forcave të armatosura të shqipërisë. Ky investimi e kthen atë në një bazë moderne, që mundëson dislokimin e mjeteve ajrore të aleancës, që do të shërbejë për operacionet kombëtare dhe ato strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.”

Viktor Vangjeli prej 27 vitesh ka shërbyer si pilot në bazën e Kucovës thotë me bindje se kjo bazë e kthen Shqipërinë në një pikë strategjike.

“Është pozicion i favorshem për ballkanin dhe gjithë rajonin. Ne kemi intëres mbrojtje se baza është e përbashkët.”

Ish piloti, sot pensionist 85 vjecar kujton fluturimet e tij të shumta.

“Kondidat meteorologjike. Janë shunë të favorshme ne fluturonim edhe natën edhe ditëb, edhe me shi. Mund të ulesh edhe ne100 metër se është fushor.”

Mes shumë fluturimeve, të nisura që në vitin 1963, Viktor Vangjeli ka ruajtur vetëm kujtimet e bukura, ndërsa vështirësitë e fluturimit në ajër nuk do t’i kujtojë.

“Fluturimi i parë ka qenë kursant, patjetët me emocione. Ne e dashuronim profesionin, fluturonim me ndërgjegje.”

“Baza e aleancës më të madhe ushtarake në botë, pritet të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe për qytetin e vogël të Kuçovës. Por çfarë mendojnë qytetarët e Kuçovës?”

“Mendoni se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të Kuçovës? Shpresojmë që po.”

“Shpresojmë të ketë më shumë punësim, ne këtë duam.”

“Ca ndikimi pozitiv do ketë? Ata po i mbarojnë punimet do ikin. Aty do vinë ushtarakët tani.”

Familjet kuçovare kanë nxjerrë ndër vite breza ushtarakësh.

“Unë kam pasur bashkëshortin në uzinën e aviacionit. Edhe djalin aty e kam sot. Nusja e djalit pujnon me NATO-n në Poloni, shpreson që të vijë dhe të punojë këtu.”

Baza e Kuçovës para vitit 90 ishte pikë strategjike e ish traktatit te Varshaves, aleance e vendeve te lindjes komuniste. Aty fluturonin avionë rusë dhe kinezë, ndërsa sot ato kanë mbetur relikë. Tashmë baza e Kuçovës ka ndryshuar faqen e historisë. Ajo është transformuar në një bazë moderne me të gjitha standardet e NATO-s dhe do të përdoret nga si nga Aleanca e Veritalatikut është dhe ushtria shqiptare./