MENU
klinika

Rithemelimi do të vijojë me skenarin e bllokimit

Kushtetuesja i dha ‘ok’, votohet sot në Kuvend marrëveshja me Italinë për emigrantët

22.02.2024 - 10:58

Marrëveshja është futur në rend dite dhe pritet të kalojë në seancën plenare të ditës së sotme.

Partia Socialiste i ka e vetme votat për të votuar pro marrëveshjes me Italinë, ndërsa pritet që Rithemelimi të vijojë me skenarin e bllokimit.

Kushtetuesja i dha ‘ok’, votohet sot në Kuvend marrëveshja

Prej 18 janarit, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim, në 3 seanca, kërkesën e një grupi prej 30 deputetësh opozitarë të cilët kërkuan që protokolli mes dy vendeve të shpallej antikushtetues.

Më 29 janar 2024 Gjykata Kushtetuese me një votim 5 me 4 shpalli marrëveshjen Kushtetuese, ndërsa sot u zbardh dhe vendimi i arsyetuar në 43 faqe.

Hapat e firmosjes së marrëveshjes

– 23 Maj 2023 Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri,me notë verbale i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave nisjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në fushën e migracionit të paligjshëm.

-21 Gusht 2023 pala italiane, nëpërmjet notës verbale të ambasadorit, ka përcjellë draftin e marrëveshjes

-Me urdhrin nr. 99, datë 25 Gusht 2023 të Kryeministrit është ngritur grupi ndërinstitucional i punës me përfaqësues të institucioneve shqiptare për negocimin me palën italiane të projektmarrëveshjes. Grupi i punës kryesohej nga zëvendësministri i Mbrojtjes (Shënim redaksia: Në këtë post Enkelejd Joti) dhe ka pasur në përbërje përfaqësues nga institucione në nivel ministrie: drejtësia, punët e jashtme, financa dhe ekonomia, e brendshmja, mbrojtja, si dhe Policia e Shtetit dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

– Në datat 13 Shtator 2023 dhe 13 Tetor 2023, me autorizim të Kryeministrit, është kërkuar lëshimi i plotfuqisë nga Ministria për Punët e Jashtme për anëtarët e grupit negociator.

– Në datat 25 Shtator 2023 dhe 13 Tetor 2023 ministri për Punët e Jashtme ka lëshuar plotfuqitë për negocimin e projektmarrëveshjes.

– 06 Tetor 2023 pala italiane ka përcjellë një variant të ripunuar të këtij drafti.

Në datat 17 dhe 18 tetor 2023 janë zhvilluar bisedime në nivel teknik për përmbajtjen e projektmarrëveshjes.

Me shkresën e datës 03 Nentor 2023, Ministria e Mbrojtjes i ka bërë të ditur ambasadës italiane dy zonat e identifikuara për t’i përdorur sipas marrëveshjes.
Në të njëjtën datë ambasada italiane ka përcjellë me notë verbale tekstin përfundimtar të Protokollit për Migracionin së bashku me dy anekset e tij. Po kështu, në të njëjtën datë Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar mendim nga institucionet e linjës për projektvendimin për miratimin në parim të Protokollit për Migracionin, të cilat, po brenda ditës, kanë dhënë përgjigje positive duke u shprehur parimisht dakord.

06 Nëntor 2023 Këshilli i Ministrave, bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 10 të ligjit nr. 43/2016, ka miratuar në parim Protokollin për Migracionin
6 Nentor 2023 u nënshkrua nga kryeministrat e dy shteteve, Edi Rama e Giorgia Meloni.