mbasadori britanik Alastair King-Smith, prej dy orësh po zhvillon një takim me prokurorët dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.
Mësohet se fokus i takimit janë hetimet pasurore dhe grupet e narko-trafikut shqiptar BE-Britani e Madhe.
Mbi vizitën që ka zgjatur rreth dy orë nuk ka pasur një njoftim paraprak nga SPAK dhe as ambasada britanike.
Në largim, Alastair King-Smith nuk preferoi të mbante një prononcim për gazetarët.
Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare ëhstë kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.
Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.