MENU
klinika

Të tjerëve u duken të çuditshme

Këto gjëra ndodhin vetëm në vendet skandinave

23.02.2024 - 08:12

Kur mendoni për vendet skandinave, çfarë imazhesh ju vijnë në mendje? Kanalet? I ftohti? Danezët?

Me këtë artikull do t’ju tregojmë sa pak dini për kulturën skandinave. Ata janë të çmendur! Natyrisht, në një mënyrë pozitive. Janë zbuluar disa dukuri që janë unike për Evropën veriore.

-Në Danimarkë, ju hedhin kanellë në ditëlindjen tuaj të 25-të nëse ende nuk jeni martuar.

Të tjerëve u duken të çuditshme, këto gjëra

-Ekziston një kampionat vjetor i mbajtjes së gruas në Finlandë. Kampionati mbahet në Korrik ku burra të ndryshëm garojnë se cili i kalon më shpejt pengesat duke mbajtur partneren. Rregullat për këtë sport të çuditshëm thonë se zonjat duhet të peshojnë të paktën 50 kg dhe të jenë mbi 18 vjeç për të marrë pjesë. Çfarë merr fituesi? Birra! Aq shumë litra birre sa peshon gruaja e tij.

Të tjerëve u duken të çuditshme, këto gjëra
-Në Finlandë kur mbaron doktoraturën, merr edhe një shpatë! Kjo është si shenjë se doktoratura e re është e përgatitur për të mbrojtur të mirën, të vërtetën dhe dijen.

Të tjerëve u duken të çuditshme, këto gjëra
-Sa kreativë!

Kombet skandinave kanë estetikë të shkëlqyer, edhe në gjërat më të mërzitshme. Në 2008-ën mori jetë propozimi i arkitektëve në Islandë për të transformuar shtyllat elektrike të zakonshme në figura të mëdha si kjo më poshtë.

Të tjerëve u duken të çuditshme, këto gjëra

-Kjo pjesë mali kaq e ngjashme me elefantin gjendet në ishullin Heimaey të Islandës Jugore. Besohet se ky atraksion turistik është krijuar prej shpërthimeve vullkanike ndër vite.

Të tjerëve u duken të çuditshme, këto gjëra

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më të lumturit në botë...

Çfarë bëjnë ndryshe skandinavët?

Sa para duhen për tu ndjerë të lumtur?

Njerëzit i kanë vënë një çmim lumturisë