MENU
klinika

"Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar..."

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emigrantët, reagon Giorgia Meloni

22.02.2024 - 21:39

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka reaguar pas ratifikimit nga parlamenti i Shqipërisë të protokollit të marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meloni falënderoi kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Meloni.

Parlamenti miratoi sot marrëveshjen për migrantët nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Në votim, 74 votave të shumicës socialiste, iu bashkuan dhe ato të 3 deputetëve të Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, të cilët vunë në dukje mbështetjen që Italia i ka dhënë ndër vite Shqipërisë.