Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi në orët e para të ditës së sotme, ku iu u vendos molotov një makine të parkuar në Shkodër.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00. Makina tip “Audi” që ishte parkuar pranë teatrit “Migjeni” është shkatërruar.
Siç shihet në foto tavani i mjetit është shkrumbuar nga flakët, ndërsa kofano e “Audi-t” është shkatërruar plotësisht.
Shkak dyshohet ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë.
Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.
Pronari ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, ndërsa policia do këqyre edhe kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre, pasi mjeti ka qenë i parkuar në një zonë të frekuentuar të qytetit të Shkodrës, ku shumë biznese janë të pajisura me kamera sigurie.