MENU
klinika

Analiza

Luftën me NATO-n, Rusia do ta nisë nga Baltiku

24.02.2024 - 08:30

Nuk ka paqe në këtë periudhë për vendet baltike. Pas kërcënimeve të vetë Vladimir Putin,alarmi nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius, i cili nuk e fshehu shqetësimin për të ardhmen e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, duke pretenduar se “në 5 vitet e ardhshme cari i Kremlinit mund të sulmojë vendet e NATO-s”, vetëm sa e ka tensionuar më tek situatën. Për këto arsye, të tre shtetet kanë rënë dakord të pajisin kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë me struktura mbrojtëse për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi ushtarak. Sistemi i ri i parandalimit u komunikua nga ministri estonez i Mbrojtjes Pevkur i cili njoftoi një marrëveshje të trefishtë midis Talinit, Rigës dhe Vilniusit për të dekurajuar çdo armik. Për vendet baltike, si dhe për Pistorius, Von der Leyen zbuloi se Brukseli po e ndjek situatën shumë seriozisht dhe se një strategji e re e mbrojtjes e BE-së do të nisë në mars. Për CNN, megjithatë, 2024 do të jetë një vit ngërçi, por një përplasje midis Rusisë dhe NATO-s mund të ndodhë në vitin 2025. Sakaq, kohët e fundit “kryefjala” ka qenë Estonia, dhe rreziku i paraqitur ndaj saj.

Five ships line up alongside each other during BALTOPS 2020. From left to right LVNS Tālivaldis (Latvia), ENS Sakala (estonia), FGS Werra (Germany), ENS Wambola (Estonia), ORP Druzno (Poland). The maritime exercise BALTOPS 2020 involved around 30 ships from 19 NATO Allies and partner nations. It’s an annual exercise and it ran from 7-16 June 2020.

Trajnimi i civilëve

Ushtria qytetare që mblidhet çdo fundjavë në një ishull në Estoni e quan veten ‘SAS’. Këta vullnetarë marrin armët dhe maskojnë fytyrat e tyre me ngjyra ushtarake vetëm në fundjavë.Shumë prej tyre janë baballarë dhe nëna të moshës së mesme. Kjo është në përputhje me atë që kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Patrick Sanders, tha javën e kaluar, kur paralajmëroi se edhe civilët duhet të trajnohen për të luftuar në një luftë të ardhshme, një ide që u hodh poshtë menjëherë nga qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak. Estonia, e cila ndan një kufi 290 kilometra me Rusinë dhe rifitoi pavarësinë e saj vetëm në 1991 pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, e kupton shumë mirë kërcënimin që paraqet Moska. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që drejtuesit ushtarakë kanë dyfishuar forcat e mbrojtjes territoriale, të përbërë nga njerëz që do t’i vijnë në ndihmë ushtrisë në rast krize.

epa02090629 A pipe for the future ‘Opal’ natural gas pipeline is shaped by staff members of the Italian company Ghizzoni near Eberswalde, Germany, 24 March 2010. The construction of the ‘Opal’ pipeline (Ostsee-Pipeline-Anbindungs-Leitung, Baltic Sea-Pipeline-Connection-Line) started near Prenzlau and will be finished in fall 2011 by more than 1000 construction workers. The construction is Germany’s biggest pipeline project. EPA/NESTOR BACHMANN

Alarm në Estoni

Tani, dy vjet pasi Rusia pushtoi Ukrainën, ka rreth 20,000 anëtarë të mbrojtjes territoriale. Nga këta, 10,000 janë vullnetarë të Lidhjes së Mbrojtjes, dhe 10,000 janë rezervistë ushtarakë. Gjeneralmajor Ilmar Tamm, kreu i Lidhjes së Mbrojtjes, thotë se detyra kryesore e trupave të tij është të zmbrapsin sulmin e forcave të Vladimir Putin. Duke lidhur sigurinë e ofruar nga NATO me atë që po ndodh në Ukrainë, ai paralajmëroi se rreziku i një agresioni të tillë do të rritej nëse Moska mundte forcat e Kievit. “Sa seriozisht e marrim mbështetjen për Ukrainën? Nëse heqim dorë nga Ukraina, a po heqim dorë edhe nga mbrojtja jonë? Kjo është thelbësore dhe nuk duhet të ndahet”, tha gjenerali Tamm gjatë një interviste në zyrën e tij në Talin.

Objektivi i Rusisë

Ishulli Hiiuma, i arritur me traget përtej detit të ngrirë, është një vend i bukur në bregun perëndimor të Estonisë i mbuluar me pyje të dendur. Rreth 9,000 banorë jetojnë në ishull dhe është një vend i preferuar për pushime në muajt e verës. Por ishulli mund të bëhet gjithashtu një objektiv kryesor rus në një konflikt të ardhshëm me NATO-n. Duke treguar një hartë, Majori Kapper thotë se Moska mund ta përdorë ishullin si një pikë në Detin Baltik për të ndërprerë rrugët jetike detare drejt vendeve të tjera baltike. Kjo është ndoshta arsyeja pse ushtarët britanikë, të vendosur në Estoni si pjesë e misionit të NATO-s për të penguar kërcënimet ruse, vizitojnë ishullin për të zhvilluar stërvitje atje. Për shkak se vullnetarët janë një nga linjat e pakta të mbrojtjes në ishull, majori Kapper tha se ritmi i trajnimit është dyfishuar në dy fundjavë në muaj. Ai kishte një paralajmërim për Presidentin Putin nëse do të përpiqej të sulmonte. “Do të jetë një betejë e përgjakshme nëse vini këtu. Ne patjetër do të vrasim sa më shumë prej jush”, tha ai. Sa i përket një mesazhi të mundshëm për vendet e tjera të NATO-s si Britania që mund të mos bëjnë aq shumë për të forcuar mbrojtjen e tyre, oficeri tha: “Ata duhet të zgjohen. Rusët nuk do të ndalen në Ukrainë. Nëse nuk i ndalojmë, ata do të shkojnë gjithnjë e më tej.