MENU
klinika

Ndëshkimet në dy-vjetorin e luftës

SHBA dhe BE po e godasin Putinin në “pikën e dobët”

24.02.2024 - 09:10

Në ditën kur Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja kundër Rusisë, dhe pas fyerjeve të drejtuara ndaj Vladimir Putinit gjatë një mbledhjeje fondesh në San Francisko, Joe Biden drejtoi edhe një herë gishtin drejt kreut të Kremlinit.

Presidenti amerikan, në një deklaratë përpara përvjetorit të dytë të shpërthimit të luftës në Ukrainë, shpjegoi se Putini duhet të paguajë “për agresionin e tij jashtë vendit dhe represionin në vend”.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, siç u përmend, të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë.

“Sot po njoftoj më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për luftën e saj të vazhdueshme pushtuese kundër Ukrainës dhe vdekjen e Alexei Navalny, një aktivist i guximshëm kundër korrupsionit dhe lideri më i ashpër i opozitës së Putinit,” tha Joe Biden.

U.S. senators want secondary sanctions on Russian oil | Reuters

Këto sanksione, vazhdoi presidenti amerikan, do të synojnë njerëzit e lidhur me burgosjen e Navalny-t, si dhe sektorin financiar të Rusisë, bazën industriale të mbrojtjes, rrjetet e furnizimit dhe shmangësit e sanksioneve në disa kontinente.

Nga ana tjetër, në prag të dy-vjetorit të sulmit rus ndaj Ukrainës, edhe Këshilli i BE-së ka miratuar paketën e 13-të të sanksioneve kundër Moskës, e cila shtoi 106 individë dhe 88 kompani në listën e sanksionuar.

“Bashkimi Evropian vazhdon të ushtrojë presion ndaj Rusisë dhe sot ne forcojmë më tej masat kufizuese kundër sektorit ushtarak dhe të mbrojtjes rus, duke synuar më tej subjektet në vendet e treta që furnizojnë pajisje, si dhe ata që janë përgjegjës për dëbimin e paligjshëm dhe trajnimin ushtarak të fëmijëve ukrainas”, tha Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së Josep Borrell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”