MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gurët në tëmth, a trajtohen pa operacion?

24.02.2024 - 08:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet bërë kur ke gurë në tëmth, a ka ndonjë mënyrë trajtimi me barna apo pa operacion?

Mjeku: Ka dy lloje gurësh që formohen në tëmth, së pari janë gurët që formohen nga yndyrnat e larta dhe në këto raste kur gurët janë në formën e llumit ose gur i paformuar, mund të tentohet të shkrihet nëpërmjet disa preparateve.

Është edhe një lloj tjetër guri i pigmentuar dhe në këto raste këta gurë nuk mund të hiqen me shkrirje. Nëse pacienti ka shqetësime nga këta gurë, siç janë dhimbje, ethe, dridhje, temperaturë, pacienti duhet ta heqë me operacion.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN