Policia greke ka publikuar fotot dhe detajet e grupit të tutorëve të cilët shfrytëzonin vajzat e mitura për prostitucion.
Grupi, mes të cilëve është edhe shqiptarja Lorela, u çmontua nga policia në janar 2023.
Lorela Kapa, e lindur në 1993 në Shqipëri
Ndaj shqiptares u ngrit procedim penal për tutorizëm të kryer ndaj një personi nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, me premtimin për të ofruar para.
Stefano nestora, i lindur në 1990 në Marousi
Ai akuzohet për tutorizëm ndaj një të mituri duke përdorur mjete elektronike të komunikimit, me premtimin për t’i ofruar para, për pornografi (prodhim, shpërndarje dhe posedim) duke përdorur të mitur, të kryera nëpërmjet sistemeve të informacionit, në mënyrë të vazhdueshme.
Petro Dorgiaki, i lindur në 1969 në nikea
Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur në këmbim të shpërblimit, kryer ndaj një personi më të ri se pesëmbëdhjetë vjeç.
Konstantinos Mavragani, i lindur në 1960 në Athinë
Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur në këmbim të shpërblimit kryer në kurriz të një personi më të ri se pesëmbëdhjetë vjeç.
Ai akuzohet për tutorizëm të të miturve me premtimin e shpërblimit dhe për marrëdhënie seksuale me një të mitur kundrejt pagesës.
Si funksiononte organizata që shfrytëzonte vajzat e mitura për 100 euro
Lorela u afrohej vajzave dhe u premtonte tarifa të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur që do të paguanin shtrenjtë për të përdhunuar vajzat e mitura.
Viktima e saj kryesore ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se ajo iu afrua miqësisht që në vitin 2022. Qëllimi kryesor i Lorelës ishte ta joshte atë në prostitucion duke i ofruar para dhe duke i premtuar se do t’i gjente vetëm burra të pasur.
Personi i dytë nga grupi që u arrestua ishte një 34-vjeçar, mik i Lorelës. 34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që t’u lehtësojë kërkimin e klientëve të pasur dhe t’i mundësonte ” takime seksuale me pagesë”.
Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe online, përmes së cilës u rezervuan dhe realizuan të paktën 10 takime romantike në hotele në qendër të Athinës.
Gjithashtu, njëri prej të arrestuarve akuzohet se ishte ndër “klientët” që do të përdhunonin vajzat e mitura. 55-vjeçari akuzohet se në periudhën korrik-gusht 2023 ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të mitura në shtëpinë e tij në Korydallos, duke i paguar nga 100 euro secilën.
Ngakontrollet e kryera në banesa janë gjetur dhe konfiskuar një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë.