MENU
klinika

“U vunë përgjues në shtëpi”

Si u zbulua vrasja e babait nga fëmijët në Durrës!

24.02.2024 - 10:40

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 19-vjeçare u mendua se ka vrarë babain e saj, ndërsa më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë por nga hetimet e policisë së Durrësit mësohet se autor i ngjarjes ka qenë djali i madh i viktimës.

I ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSh, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se autorësia e vrasjes së Pëllumb Metës u zbuluar nëpërmjet përgjuesve që ishin vënë shtëpi.

“Ka rezultuar se familjarët nuk nxirrni versione të njëjta kur flisnin në deklarimet e tyre por edhe logimi i celularit i cili dilte se babai pavarësisht ishte zhvendosur makina vendodhja përfundimtare kishte qenë aty dhe mbas disa orësh kur dyshohej mund të kishte humbur ai ishte zhvendosur me makinë dhe celularit i kishte humbur sinjali. Kuptohej që nga shtëpia ishte larguar diçka dhe jo anasjelltas.

Menjëherë u vunë përgjues në shtëpi në kuadër edhe të dyshimeve që kishte dhe aty rezultojë edhe nga diskutimet që kishte midis tyre sidomos gjatë natës flitej për kufomën, gropa historia që kishin të bënin me perimetrin brenda banesës”, u shpreh Karamuço.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin