MENU
klinika

360 lekë në ditë për ushqim

Inflacioni gërryen të ardhurat e të moshuarve në azile

24.02.2024 - 13:28

Spiralja e krizës së çmimeve që vijon, por gërryen ato pak të ardhura të shtresave më të brishta të shoqërisë, pa kursyer edhe të moshuarit në azile. Që prej vitit 2018 atyre iu është përcaktuar një kuotë ditore për t’u ushqyer në vlerën e 360 lekëve apo 10 mijë e 800 lekë në muaj. Por sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkak të mos-indeksimit me ato para ata po arrijnë të blejnë më pak produkte.

“Si pasojë e mos-indeksimit të pagesave, jetesa e tyre është më e vështirë, duke mos arritur të përmbushin nevojat e tyre minimale. Patjetër që do të duhej të kishte ndryshuar shuma në dispozicion”, thotë sociologia Entela Binjaku.

Sipas raporti të titulluar “Kujdesi ndaj të moshuarve” kapacitetet aktuale akomoduese janë të pa mjaftueshme. Bazuar edhe te parashikimet e Institutit të Statistikave mbi ecurinë e demografikë KLSH nxjerr në pah nevojën emergjente për ndërtimin e azileve të reja.