MENU
klinika

“Ishte njeri shumë agresiv”

Bashkëshortja e Pëllumb Metës: Ja kur nisa të shqetësohesha për burrin

25.02.2024 - 11:14

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u vra dhe u varros në kasollen pranë banesës nga fëmijët e tij në Shënvlash, Durrës ka folur për herë në lidhje me ngjarjen.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Blerina Meta është shprehur se bashkëshorti i saj ka qenë shumë agresiv dhe i dhunshëm me të dhe fëmijët e tyre.

Ajo është shprehur se nuk e ka ditur për planin e fëmijëve, dhe për bashkëshortin ka nisur të shqetësohet pas 3 ditësh, pasi ai punonte roje nate dhe jo çdo natë shkonte në shtëpi.

Pjesë nga intervista

Çfarë ka ndodhur në familjen tuaj?

Brikena Meta: Në radhë të parë dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga ana psikologjike. Sa i përket pyetjes tuaj, dua të them që ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme.

Është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhunë të vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte një njeri shumë agresiv. Kërcënime për jetën si mua dhe fëmijët e mi.

Keni qenë në dijeni të këtij plani?

Brikena Meta: Jo. Unë dijë vetëm që dhuna ishte e pranishme në familjen time.

Jeni shqetësuar për mungesën e bashkëshortit?

Brikena Meta: Unë atë ditë nuk isha i shqetësuar, sepse im shoq punonte roje nate dhe nuk është se vinte çdo natë në shtëpi.

Kur filluat të shqetësoheshit?

Brikena Meta: Ditën e tretë në mos gaboj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë”

Hygerta Meta: Kisha dy zgjedhje, të arratisesha ose ta vrisja!

“U vunë përgjues në shtëpi”

Si u zbulua vrasja e babait nga fëmijët në Durrës!


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin