MENU
klinika

Deklarata

Ndryshimet në qeveri, Patozi: Ministrat më të lirë se patatet

28.12.2018 - 16:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një koment në Facebook, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në qeveri.

Patozi në shënimin e tij shkruan se sot ministrat janë më të lirë se patatet.

POSTIMI I PLOTË

MINISTRA MË TË LIRË SE PATATET

Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri.
– Po çfarë të them unë, iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).
Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa.