MENU
klinika

"Babi, je melodia dhe ritmi i jetës time"

Këngëtari i njohur surprizohet nga letra prekëse e së bijës

26.02.2024 - 12:28

Këngëtari Altin Goci ka folur së fundmi për gjënë tjetër më të shtrenjtë që janë familja dhe fëmijët.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Goci ka mbetur pa fjalë nga letra e së bijës, e cila përmes rreshtave e konsideron të atin “princin e kaltër që i ka mësuar se ç’janë vlerat e babait, se ç’është dashuria e familjes”.

“I dashur babi, së pari dua të të uroj që ashtu i mbarë siç je ti të shkojë çdo gjë në jetën tënde. Ti je jastëku ku unë mbështes kokën, je pasqyrim i mirësisë, dashurisë, përkushtimit, sinqeritetit, drejtësisë dhe mençurisë. Babi im i shtrenjtë, ti je një thesar i pasur me pasuri shpirtërore dhe vlera njerëzore të cilat mi ushqen çdo ditë dhe më shumë. Je një borë e bardhë njësoj si shpirti yt i pastër. A të kujtohet kur dorë për dore shkonim në kopsht njësoj si dy shokë të ngushtë. Ti nuk e di se sa forcë më jepje dhe ma hiqje si me magji frikën time të shkuarit në kopsht. Po kur më ushqeje dhe më tregoje përralla me “Beatles”, e mban mend? Që e vogël më ke mësuar se ç’janë vlerat e babait, se ç’është dashuria e familjes dhe kështu pa e kuptuar u rrita pak dhe nga pak. Por a do të mbetem në sytë e tu gjithmonë e vogla jote? Që atëherë ke qenë dhe do të mbetesh për mua princi i kaltër. Je një model prindëror i përkryer për mua dhe Hanën që sakrifikon çdo gjë për të na lumturuar. Mbase njerëzit ndonjëherë nuk të vlerësojnë aq sa duhet, por për mua t’i je shembulli i një artisti të kompletuar, nga ata prej vërteti që nuk bëjnë kompromis me famën. Koncerti yt i fundit më bëri edhe njëherë të ndihem krenar për babin tim. Je shoku, vëllai dhe miku im më i mirë. Të falënderojmë për gjithë lodhjen dhe sakrificat që ti bën për ne. Babi, mos e harro kurrë që je melodia dhe ritmi i jetës time.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN