MENU
klinika

Analiza

Pse Johnson ka mbetur “avokat” i Trump?

26.02.2024 - 19:07

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, beson se kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të frikësojë askënd.

“Unë nuk jam aq pesimist sa disa njerëz për këtë. Nuk mendoj se asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lejojë (Vladimir) Putinin të fitojë në Ukrainë. Thjesht nuk e kuptoj se si është e mundur”, ka thënë Johnson, shkruajnë mediat e huaja.

Ai theksoi se Trump ishte presidenti i parë amerikan që i dha Ukrainës armë serioze, “Javelin MANPADS”, të cilat u dëshmuan të ishin shumë të rëndësishme në betejën për Kievin.

Johnson kujtoi gjithashtu se Trump kishte kryer dëbimin më të madh të diplomatëve rusë.

“60 diplomatë rusë që ai dëboi, ishin shumë më tepër nga sa prisnim. Pra, ajo që po them është: politika e brendshme amerikane është e ndërlikuar. Në prag të zgjedhjeve, do të ketë shumë njerëz që thonë të gjitha llojet e gjërave.

Por kur bëhet fjalë për këtë rast, në thelb interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në mbështetjen e Ukrainës, në mbështetjen e demokracisë, në parandalimin e agresionit. Kjo për të gjitha llojet e arsyeve. Por unë mendoj se interesat e Donald Trump janë që të mos duket se mund të mposhtet nga Putini.”, tha Johnson.

Ish-kryeministri britanik bëri një vizitë tjetër në Kiev më 24 shkurt.

Johnson ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në fillimin e pushtimit të plotë nga Rusia më 24 shkurt 2022.

Ai dha dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore në korrik të vitit 2022.

Megjithatë, Johnson ishte një mbështetës kryesor i Ukrainës që nga fillimi i luftës gjithëpërfshirëse me Rusinë, duke siguruar që Ukraina të merrte ndihmë kritike ushtarake nga Britania e Madhe.

Që nga dorëheqja e tij, Johnson ka vazhduar të bëjë presion që Perëndimi të ofrojë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Johnson iu dha titulli “qytetar nderi” i Kievit në nëntor 2022 nga Vitalii Klitschko në nëntor të vitit 2022.