MENU
klinika

Kreu i PDIU

“Edhe Basha të bashkohet me Berishën”, Shpëtim Idrizi: Duhet opozitë e unifikuar

26.02.2024 - 23:38

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për bashkimin e opozitës duke e cilësuar një veprim për t’u përshëndetur.
Idrizi tha se përballë qeverisë nevojitet një opozitë e fortë dhe e unifikuar.
Ai shtoi se shpresonte se do të bashkohej edhe PD e drejtuar nga Lulzim Basha me grupimin e Berishës, gjë që sipas tij është e nevojshme për forcimin e opozitës.

“Një ndër ato gjëra që ne nuk i kemi bërë, edhe në 2021 nuk bëmë një analizë se përse nuk arritëm të fitonim. Pse PD dhe LSI megjithëse ishin 4 vite në opozitë, në muajin zgjedhor nuk bënë një marrëveshje, sepse do të flisnim shumë sot. Kemi parë me keqardhje atë që ka ndodhur brenda PD, sepse PD është forca më e madhe, që tërheq forcën e opozitës.

Është një akt për t’u përshëndetur fakti që dy pjesë të PD janë bashkuar dhe unë i shtyj që të bashkohen me ta edhe pjesa e mbetur. Pastaj duhet të bashkohen edhe partitë e tjera opozitare, por për të qenë alternativë reale për në pushtet, duhet edhe shumë punë.

Vendi ka shumë nevojë për një opozitë të fortë e të unifikuar. Ka nevojë për të rregulluar balancat. Unë mendoj se nëse ata flasin në emër të demokratëve, e kanë karshi atyre detyrimin që ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të krijuar një opozitë të unifikuar”, tha Idrizi në Euronews.